Sport

“E lehtë të thyesh rregullat kur ke shtetin në mes”, Watzke “kunj” emirëve të PSG: Nëse më duhej

29 Korrik 2021, 19:26 Nga DOSJA
“E lehtë të thyesh rregullat kur ke shtetin në mes”,

GJERMANI-Paratë nuk e blejnë lumturinë. Vërtetë, lumturia varet nga kush e di sa faktorë, por paratë sigurisht që ndihmojnë. Edhe në futboll funksionon kështu: ka ekipe që ndërtojnë forcën dhe asetet e tyre duke investuar tek të rinjtë, ashtu si Borussia Dortmund. Pastaj ka skuadra si Manchester City ose PSG të cilët, falë ndryshimit të pronësisë, menjëherë bëjnë hapin në cilësi falë ndërtimit të një ekipi me super lojtarë. Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmund thotë se ai nuk e ka zili PSG-në. Përkundrazi…

Gjatë një interviste për Sky Sport, Hans -Joachim Watzke foli për kapacitetet shpenzuese të skuadrave. Këtë herë drejtori gjerman nuk u mor me rivalët e Bayern Munich, por preferoi të “godiste” PSG.

“Nëse do më duhej të merresha me Emirin e Katarit çdo javë, nuk do të isha i qetë. Është më mirë kështu siç jemi. Kur hyjnë në lojë shtetet ka më shumë mundësi për të kapërcyer rregullat.Në Gjermani duhet të mbajmë qëndrime të forta për lirimin e rregullave të ndershmërisë financiare. Madje mund t’i pezullojmë të tilla lirime”, tha Watzke.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund psg watzke borussia dortmund psg watzke

Sondazh

Poll