Sport

VIDEO/ Pa histori, Basel “kursehet” me gola ndaj Partizanit dhe kualifikohet për në raundin tjetër

29 Korrik 2021, 19:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Pa histori, Basel “kursehet” me gola ndaj Partizanit dhe

ELBASAN– Partizani i thotë lamtumirë Conference League në raundin e dytë të turneut. Kryeqytetasit munden edhe në përballjen e dytë ndaj Basel me shifrat 2-0. Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” foli tërsisht për helvetët të cilët ishin më superiorë karshi kundërshtarit.

Goli i parë për zvicerianët do të vinte në minutën e 38′ kur prapavija e Partizanit ishte në përgjumje me Stocker që ia doli të shënojë. Në pjesën e dytë Partizani nuk kishte moral për të vazhduar ndeshjen, sidomos me pësimin e golit të dytë. Arthur për Basel shënoi në minutën e 49′ duke “vrarë” ndeshjen, pasi takimi i parë në Zvicër kishte përfunduar me shifrat 3-0.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport basel conference league partizani basel conference league partizani

Sondazh

Poll