Sport

Lojëra seksi falas në “Tokyo 2020”: marifet marketingu i kompanisë Lelo për olimpistët…

29 Korrik 2021, 16:50 Nga DOSJA
Lojëra seksi falas në “Tokyo 2020”: marifet marketingu i

JAPONI – Izolimi i sportistëve, që do të jetojnë gjatë gjithë kohës së lojërave të Tokios në ‘Fshatin Olimpik’ mund të shkaktojë edhe ndonjë “zhgënjim seksual”. Por kompania suedeze Lelo, e specializuar në krijimin dhe tregtimin e “lojërave seksi”, ka gjetur një hile për ta bërë këtë periudhë më pak të vështirë për atletët, sipas kërkesës, me “lojëra seksuale emergjente”.

‘Fshati Olimpik’ në Tokio është i ndryshëm nga të tjerët, ku kontakti intim, është shprehimisht i ndaluar. Organizatorët, u kanë thënë sportistëve, se shpërndarja e prezervativëve këtë vit, do të jetë pak më shumë se një suvenir për t’i marrë në shtëpi. Kështu Lelo shpreson, që ofrimi i ndihmës urgjente, për lodrat e saj seksuale më të shitura, do të ndihmojë disa olimpistë të lehtësojnë zhgënjimin e mungesës seksuale.

Madje kompania Lelo do të ofrojë edhe një stimul special për sportistin britanik që do të fitojë më shumë medalje ari. Çmimi do të jetë një lodër seksi prej ari me vlerë 10,000 £, për të mbajtur gjallë flakën e tyre seksuale, pas kthimit në Britaninë e Madhe.

Marcella Zanchi, menaxhere e marketingut të Lelo në ishull, thotë: “Të gjithë i kemi dëgjuar historitë për “lojërat” e tjera që ndodhin në fshat. Edhe ky vit nuk mund të jetë më ndryshe. Kënaqësia personale dhe orgazma janë çelësi i jetës tonë dhe ne duhet të përpiqemi për ta ruajtur jetën tone të përditshme.

Për ata që po luftojnë me izolimin në Tokio shpresojmë se mund të sigurojmë një lehtësim, dhe madje edhe të përmirësojmë shanset e tyre për një medalje.” Atletët e interesuar për lojëra seksi falas duhet vetëm të dërgojnë me email te Lelo dhe kompania do t’u dërgojë disa nga lojërat e saj më të shitura seksuale direkt në ‘Fshatin Olimpik’.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘fshatin olimpik’ “lojëra seksuale emergjente”. “lojërave seksi” 000 £ britaninë e madhe lodër seksi prej ari me vlerë 10 ‘fshatin olimpik’ “lojëra seksuale emergjente”. “lojërave seksi” 000 £ britaninë e madhe lodër seksi prej ari me vlerë 10

Sondazh

Poll