Sport

Policët marrin vëmendjen e sfidës Partizani-Basel, konfliktohen me tifozët zvicerianë dhe i largojnë nga stadiumi

29 Korrik 2021, 18:59 Nga DOSJA
Policët marrin vëmendjen e sfidës Partizani-Basel, konfliktohen

ELBASAN– Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Basel, për raundin e dytë të Conference League. 45 minutat e para kanë përfunduar me shifrat 0-1 për helvetët ku golin e vetëm e shënoi Stocker në minutën e 38′. Në fushën e lojës çdo gjë ishte e qetë, por e kundërta ndodhi në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.

Tifozët e organizuar të skuadrës zvicerane, nisën kore dhe në ato momente u rrethuan menjëherë nga forcat e rendit. Pas diskutimesh mes palëve për rreth 10 minuta, situata përshkallëzoi pasi forcat e rendit ndërhynë kundër ultrasve të Baselit duke i larguar nga stadiumi, duke shkaktuar një situatë kaotike para startit të sfidës.

UEFA nuk ka lejuar tifozeri të organizuar mike në këtë ndeshje dhe kjo është arsyeja pse policia ka kërkuar shpërndarjen e grupimit të zviceranëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport basel partizani basel partizani

Sondazh

Poll