Sport

Robert Lewandowski dhe Thomas Tuchel, “më të mirët” e Gjermanisë!

25 Korrik 2021, 16:56 Nga DOSJA

GJERMANI – Robert Lewandowski është shpallur “Futbollisti i Vitit” në Gjermani për të dytin vit radhazi, duke lënë pas vetes Thomas Mullerin (Bayern Munich) dhe Erling Haalandin (Borussia Dortmund).

Sulmuesi i Bayern Munichut i ndihmoi bavarezëve të fitonin titullin e nëntë radhazi, ndërsa ai e theu edhe rekordin 49-vjeçar të Gerd Muller. Ai shënoi 48 gola në 48 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa 41 prej tyre i realizoi në 29 të luajtura në Bundesligë.

Robert Lewandowski mori 315 vota më shumë se Thomas Mulleri që u rendit në vendin e dytë dhe 318 vota më shumë se Erling Haaland, që u rendit në vendin e tretë.

“E di se sa i madh është ky nderim. Për mua, paraqet një shenjë krenarie dhe kënaqësie, sepse rrallë mund ta fitosh dy herë radhazi çmimin e ‘Futbollistit të Vitit’ në Gjermani”,- ka deklaruar 32-vjeçari, Robert Lewandowski.

Sakaq, çmimi për “Trajnerin e vitit” në Gjermani, iu dha këtë fundjavë teknikut Thomas Tuchel, pas të cilit u renditën Hansi Flick dhe Edin Terzic. Ish-trajneri i Borussia Dortmund udhëhoqi “blutë” e Londrës drejt fitimit të Champions League.

“E pranoj çmimin me shumë mirënjohje, si një nder të madh për të gjithë ekipin, sepse e shoh veten si një lojtar ekipi”,- tha Tuchel, pasi mori vlerësimin në Gjermani.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “futbollisti i vitit” robert lewandowski thomas mullerin (bayern munich) dhe erling haalandin (borussia dortmund) thomas tuchel u renditën hansi flick dhe edin terzic “futbollisti i vitit” robert lewandowski thomas mullerin (bayern munich) dhe erling haalandin (borussia dortmund) thomas tuchel u renditën hansi flick dhe edin terzic

Sondazh

Poll