Sport

VIDEO / Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj i dëmtuar, por gëzon shëndet të plotë!

25 Korrik 2021, 10:27 Nga DOSJA

JAPONI – Lajme të mira vinë nga Tokio e largët, ku zhvillohen Lojërat e 32-ta Olimpike të Verës. Burime të sigurta pranë delegacionit të Komitetit Olimpik Shqiptar, bëjnë me dije për “Dosja.al” se gjendja shëndetësore e xhudistit Indrit Çullhaj, është mjaft e mire dhe nën monitorimin e mjekëve të delegacionit shqiptar.

Në 20 sekondat e fundit të ndeshjes së tij të parë, përballë kostarikanit 28-vjeçar Ian Sancho, xhudisti ynë Indrit Çullhaj gaboi dhe u rrëzua, duke humbur edhe ndeshjen. Por njëherësh, sportisti shqiptar edhe është dëmtuar fizikisht, ku u kërkua edhe ndihma e mjekëve në tapet.

Burimi ynë rrëfen se, pas rezonancës manjetike, u mësua se xhudisti Indrit Çullhaj ka pësuar një frakturë të cartilages në brinjën e 7-të, një dëmtim mjaft i rrallë, por që tani do ta detyrojë sportistin shqiptar të pushojë për rreth 3 muaj për rikuperimin e këtij dëmtimi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dëmtuar fizikisht indrit cullhaj rezonancës manjetike u mësua se xhudisti indrit çullhaj ka pësuar një frakturë të dëmtuar fizikisht indrit cullhaj rezonancës manjetike u mësua se xhudisti indrit çullhaj ka pësuar një frakturë të

Sondazh

Poll