Sport

“Tokyo 2020”: Eshtë shumë nxehtë, VIP-at e tenisit kërkojnë ndryshimin e orareve

25 Korrik 2021, 14:57 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Eshtë shumë nxehtë, VIP-at e tenisit

JAPONI – Për Lojërat Olimpike, Pierre De Couberten ka thënë, se gjëja e rëndësishme nuk është fitorja, sesa pjesëmarrja në të.

Hugo Dellien, i mundur nga Novak Djokovic, në debutimin e tij në turneun olimpik të tenisit, konfirmoi se ky parim mund të jetë ende i vlefshëm. Në momentin e shtrëngimit të duarve, në fakt, ai i kërkoi bluzën Gjokoviçit, si një kujtesë të ditës më të rëndësishme të karrierës së tij…

Ndërkohë, pas ndeshjes, Djokovic kërkoi që ndeshjet e tenisit të fillonin më vonë se ora 11 e mëngjesit në Tokio, për shkak të nxehtësisë së padurueshme në ‘Ariake Tennis Park’. “Nuk e kuptoj pse të mos nisin në  orën tre të pasdites, do të kishte të paktën edhe shtatë orë dritë”,- tha numri 1 i tenisit në botë.

Për shkak të nxehtësisë së madhe, agjencia lokale e mjedisit në Tokio u ka kërkuar qytetarëve që të pezullojnë aktivitetet fizike në natyrë, për shkak të rrezikut të sulmeve në zemër. Sidoqoftë, nuk ka gjasa, që ITF të ndryshojnë orarin e ndeshjeve.

Edhe rusi Daniil Medvedev, numri 2 i botës, u ankua për kushtet e vështira për shkak të temperaturave dhe protestoi për kohëzgjatjen e ndryshimeve të fushave, prej vetëm gjashtëdhjetë sekondash, dhe jo një minutë e gjysmë si në turnetë e ATP.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘ariake tennis park’ hugo dellien novak djokoviç pierre de coubertin rusi daniil medvedev ‘ariake tennis park’ hugo dellien novak djokoviç pierre de coubertin rusi daniil medvedev

Sondazh

Poll