Sport

“Tokyo 2020”: Gjak në Olimpiadë, goditje të ashpra gjatë një sfide xhudoje

25 Korrik 2021, 14:26 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Gjak në Olimpiadë, goditje të ashpra

JAPONI – Ndeshja e raundit të pare, në kategorinë e peshës deri 66 kg, në sportin e xhudos olimpike, midis spanjolit Alberto Gaitero dhe ukrainasit Georgii Zantaraia, ishte mjaft e vështirë, e fortë dhe “u la në gjak”.

Ndeshja u fitua nga Zantaraia, pas një rezultati shumë të gjatë të artë, që zgjati 8’30″. Në përfundim të saj, Gaitero u pa me kokën plotësisht të fashuar, për shkak të dëmtimeve të tij.

Xhudisti spanjol fillimisht u dëmtua në buzë dhe pasi u mjekua, më pas ai u ça në vetull, dukshëm dhe mjaft gjakderdhje. Mes dhembjesh, me sy të lidhur dhe i mundur, Gaitero refuzoi të flasë me gazetarët, pas eliminimit të ashpër nga “Tokyo 2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ndeshja u fitua nga zantaraia spanjolit alberto gaitero ukrainasit georgii zantaraia ndeshja u fitua nga zantaraia spanjolit alberto gaitero ukrainasit georgii zantaraia

Sondazh

Poll