Sport

Mediat spanjolle: Koeman i kërkon Laportës të mbajë Manajn

25 Korrik 2021, 11:47 Nga DOSJA

SPANJE – Rey Manaj vijon të befasojë me paraqitjen e tij në ndeshjet miqësore te Barcelona. Sulmuesi i kombëtares po kalon një formë fantastike, duke shfrytëzuar çdo minutë që mban të veshur fanellën ‘blaugrana’.

Pas “tripletës” kundër Gimnastic, Manaj fitoi një vend në formacionin titullarë në miqësoren e radhës, atë kundër Girona. Në minutën e 24-t, sulmuesi kuqezi ndoqi mirë aksionin dhe me një tunel ndaj portierit realizoi golin e dytë për katalanasit.

Ky ishte goli i katërt për Manaj brenda pak ditësh, por testi i dytë u mbyll përpara kohe, duke u larguar nga fusha i dëmtuar në minutën e 42-të pas një goditje që kishte pësuar në kokë.

Sipas mediave spanjole, trajneri Koeman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e shesë sulmuesin kuqezi, pasi e sheh atë si një zëvendësues ideal të Sergio Aguero, një alternativë cilësore, pasi Manaj në sytë e Koeman ka karakteristika të ngjashme me ato të sulmuesin argjentinas.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll