Sport

“Tokyo 2020”: E pabesueshme! SHBA munden në ndeshjen e parë nga Franca

25 Korrik 2021, 15:48 Nga DOSJA

JAPONI – Humbje kumbuese e ekipit të basketbollit amerikan, në ndeshjen hapëse të Lojërave Olimpike në “Tokyo 2020”. Pesëshja e drejtuar nga Popovich, në fakt u mposht nga Franca, që fitoi 83-76 në ‘Saitama Arena’.

Për ekipin e basketbollit për meshkuj të SHBA-së është humbja e parë që nga Lojërat e Athinës 2004, kur ata u mundën në gjysmëfinale nga Argjentina. Nga ai moment, “Dream team” kishte realizuar 25 fitore radhazi në Lojërat Olimpike.

SHBA e nisi mirë ndeshjen, duke mbyllur pjesën e parë me një avantazh prej 8 pikësh. Në pjesën e dytë të lojës, erdhi reagimi i francezëve që dominuan edhe në periudhën e tretë. Veçanërisht zhgënjyes në radhët e SHBA ishin Durant dhe Lillard, të cilët e mbyllën ndeshjen përkatësisht me nga 10 dhe 11 pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dream team e basketbollit për meshkuj të shba-së franca që fitoi 83-76 në ‘saitama arena’ tokyo 2020 dream team e basketbollit për meshkuj të shba-së franca që fitoi 83-76 në ‘saitama arena’ tokyo 2020

Sondazh

Poll