Sport

“Ital-mania” vazhdon: Makaronat e Bonuccit tani bëhen edhe tatuazh…

25 Korrik 2021, 15:23 Nga DOSJA
“Ital-mania” vazhdon: Makaronat e Bonuccit tani bëhen edhe

ITALI – Italia e Roberto Mancini, kampione e Europës, ka i pushtuar të gjithë. Edhe dy javë pas asaj nate magjike në ‘Wembley’, është e gjallë ende ‘Italmania’.

Në mediat sociale nuk harrohet ngacmimi i tifozëve anglezë (peticioni i nisur nga mbështetësit britanikë për të përsëritur finalen), ndërkohë që nuk mungojnë edhe tatuazhet me imazhet e “një momenti të Euro 2020”.

Dhe pas atij të Barellas dhe Chiellinit, janë shfaqur edhe ata që kanë vendosur të bënin një tatuazh me Leonardo Bonucci, si protagonist… Në mediat sociale, fotoja e Bonucci dhe Chiellini është bërë trendi, ndërsa ata hanë makarona së bashku!

Tifozi ‘azzurr’ që quhet Gianni ka kërkuar, që në këmbën e tij të djathtë, ta bënte tatuazh imazhin e Leonardo Bonucci me një pjatë makarona me salcë në dorë. Tatuazhi u krijua në një studio në Viterbo, qytet ku ka lindi mbrojtësi i ekipit kombëtar dhe Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barellas' chiellinit euro 2020 kampione e europës leonardo bonucci roberto mancini barellas' chiellinit euro 2020 kampione e europës leonardo bonucci roberto mancini

Sondazh

Poll