Sport

Ronaldo zbarkoi sot në Torino, nga ku do të fillojë edhe diskutimet për të ardhmen

25 Korrik 2021, 11:35 Nga DOSJA
Ronaldo zbarkoi sot në Torino, nga ku do të fillojë edhe

ITALI – Cristiano Ronaldo u kthyer sot në Torino pas pushimeve që bëri menjëherë me përfundimin e kampiontit europian. Emri i tij është një çështje e rëndësishme e merktos së verës dhe për këtë arsye kthimi i tij pritet me shumë interes.

Kontrata e 36-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2022, por pavarësisht fjalëve që qarkullojnë, bardhezinjtë ende nuk kanë asnjë ofertë konkrete për portugezin.

Kështu që ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United, pritet të luajë në ‘Allianz Stadium’ edhe sezonin e ardhshëm.

“Ronaldo do të kthehet në stërvitje të hënën dhe ai do të qëndrojë me ne,”- tha drejtori sportiv i Juventusit, Pavel Nedved, pas fitores 3-1 të bardhezinjve ndaj Cesenas të shtunën.

Ronaldo u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2018 dhe që prej asaj kohe ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje.

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ përflitet për një kalim te PSG në formë shkëmbimi me Mauro Icardi, por vetëm nëse Kylian Mbappé largohet drejt Realit të Madrid këtë verë.

 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll