Sport

F1, aksidenti i Verstappen i kushtoi Red Bull-it 1.8 milionë dollarë!

25 Korrik 2021, 16:17 Nga DOSJA

AUSTRI – Aksidenti në pistën e Silverstone krijoi dëmtime të mëdha në makinën e Max Verstappen, ndërkohë që vlera e dëmit përllogaritet më shumë se sa një milion e gjysmë euro. Kjo u konfirmua nga shefi i ekipit Red Bull, disa ditë pas garës të fituar nga Lewis Hamilton: “Ai aksident na kushtoi rreth 1.8 milionë dollarë, – zbulon Christian Horner, – dhe një dëm i tillë si ai, ka pasoja të mëdha në buxhet. Unë gjithashtu jam ende i zhgënjyer për festimet pas aksidentit”.

Horner konfirmoi edhe një herë atë që tha për rivalët: “Mercedes ishte i vetëdijshëm për seriozitetin e aksidentit, e dinte që Max ishte në spital dhe kishte nevojë për kontrolle të mëtejshme. Eshtë e paimagjinueshme të mos informosh pilotin tënd për situatën dhe ta mbroni atë, që nuk tregoi qetësinë e nevojshme në festime, veçanërisht për një aksident për të cilin ai u penalizua. Nuk është sekret, që ne besuam atëherë dhe ende besojmë, se Hamiltonit iu dha një ndëshkim i lehtë për atë lloj aksidenti,”– ka deklaruar Horner për kanalet zyrtare të ekipit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aksidenti në pistën e silverstone christian horner hamiltonit mercedes na kushtoi rreth 1.8 milionë dollarë red bull aksidenti në pistën e silverstone christian horner hamiltonit mercedes na kushtoi rreth 1.8 milionë dollarë red bull

Sondazh

Poll