Sport

Goli i parë i Muçit në Poloni, trajneri i tij: “Hoqa syzet dhe fërkova sytë…”

25 Korrik 2021, 11:22 Nga DOSJA
Goli i parë i Muçit në Poloni, trajneri i tij: “Hoqa

POLONI – Ernest Muçi luajti dje ndeshjen e dhjetë me Legia Warsaw ndaj Wisla Plock dhe arriti të gjejë golin e parë me kampionët e Polonisë, duke shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij, para dhjetëra mijëra tifozëve.

Pas ndeshjes trajneri i kampionëve, Czesław Michniewicz tregoi gjithë kënaqësinë e golit të shënuar nga Muçi.

“Ky gol ishte shumë i rëndësishëm për Muçin. Ai djalë tregon shumë cilësi në stërvitje dhe nuk e ka gjithmonë mundësinë ta paraqesë në ndeshje. Ky gol mund të jetë një pikë kthese për të.

Isha shumë i lumtur pas golit të tij. Muçi po vraponte drejt meje dhe me vetëdije hoqa syzet dhe fërkova sytë me habi, për t’i treguar se s’mund ta besoja se kishte shënuar një gol të tillë. Ai shënon gola të tillë në stërvitje dhe jam i kënaqur që sot (dje) e gjithë Polonia pa një gol të tillë.

Ernesti kujdeset shumë për t’u paraqitur sa më mirë në skuadër. Në fillim ai kishte probleme me ambientimin, por sot ky futbollist ndihet si një person i rëndësishëm në ekip”, tha trajneri i Legias.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll