Politike

Raporti i KE/ Reagon Lleshaj: Certifikatë domethënëse e progresit të vendit

29 Maj 2019, 14:24 Nga DOSJA
Raporti i KE/ Reagon Lleshaj: Certifikatë domethënëse e progresit

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar, lidhur me publikimin e Raportit nga Komisioni Europian, për hapjen e negociatave me BE. Lleshaj shkruan se ky raport është certifikatë domethënëse për progresin e vazhdueshëm të vendit.

Lleshaj në postimin e tij vlerëson edhe angazhimin e Policisë së Shtetit, kundër krimit të organizuar dhe kanabisit.

“Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit. Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit.”-shkruan Lleshaj në Twitter.

Komisioni Europian i jep “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave rekomandimi pozitiv i ke sander lleshaj hapja e negociatave rekomandimi pozitiv i ke sander lleshaj

Sondazh

Poll