Politike

Rekomandimi i KE/ Rama: Ne i bëmë detyrat e shtëpisë, presim çeljen e negociatave

29 Maj 2019, 13:41 Nga DOSJA
Rekomandimi i KE/ Rama: Ne i bëmë detyrat e shtëpisë, presim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca folën për rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave. Rama u shpreh se rekomamdimi i KE-së për hapjen e negociatave është një afirim se tashmë ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe presim çeljen e negociatave

Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Ky është një afirmim i faktit se i kemi bërë tashmë detyrat e shtëpisë. Institucioni Europian është mekanizmi më i rëndësishëm, i cili ka dhënë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave. KE vendosi që në qershor të zyrtarizojë çeljen e negociatave. Çka është e rëndësishme për ne, është se KE ka konfirmuar progres duke u bazuar në fakte dhe shifra. Ky vit nga viti i shkuar kur u dha rekomandimi i parë, ka qenë një vit pune intensive, në aspektin e skanimit të të gjithë insitucioneve. Ky është hapi i parë”, u shpreh Rama.

Komisioni Europian i jep “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave rekonadimi pozitiv i ke edi rama hapja e negociatave rekonadimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll