Politike

“O Kolë ça është ky muhabet”, PD-ja publikon videon, momenti kur Ardi Veliu i sulet Strazimirit

29 Maj 2019, 12:34 Nga DOSJA
“O Kolë ça është ky muhabet”, PD-ja publikon

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar versionin e saj në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 16 shkurt në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Një video e filmuar nga Strazimiri, shihet që ish-deputetët e PD-së te ndodhur në zyrën e Drejtorisë së policisë kërkojnë llogari në lidhje me shoqërimin e qytetarëve pas protestës së 16 shkurtit.

Ndërkohë që Gent Strazimiri, filmonte gjithçka, Alibeaj dëgjohët teksa i drejtohet prokurorit. “O Kolë ca është ky muhabet,”– thotë ish-deputeti.

Të pranishëm janë Kol Hysenaj, prokuror, Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale, Katriot Skënderaj, drejtor i Policisë Tiranë dhe Ardi veliu, Drejtor i Policisë së Shtetit.

Në një fragment të videos ky i fundit shihet teksa i sulet sipër Strazimirit dhe tenton t’ja heqë telefonin nga dora.

Ditën e sotme, 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, dolën në një konferencë për mediat, pas vendimit të prokurorisë për procedim penal për dhunim të uniformave blu në protestën e 16 shkurtit.

Ata mohuan dhunimin dhe thanë se e gjitha ishte një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi policia kishte dhunuar Strazimirin. Në pamjet e publikuara në media, ata qëllonin me grusht dhe kapnin për fyti policët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardu veliu enkelejd alibeaj gent strazimiri kol hysenaj partia demokratike veliu i sulet strazimirit videoja e dhunimit te policise ardu veliu enkelejd alibeaj gent strazimiri kol hysenaj partia demokratike veliu i sulet strazimirit videoja e dhunimit te policise

Sondazh

Poll