Politike

5 vite ministër, pas rekomandimit pozitiv flet Bushati: Lajm i shkëlqyer!

29 Maj 2019, 11:45 Nga DOSJA
5 vite ministër, pas rekomandimit pozitiv flet Bushati: Lajm i

TIRANE- Ish-ministri i jashtëm më jetëgjatë në qeverinë Rama, Ditmir Bushati ka komentuar rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian i drejtoi sot vendeve të BE.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati thotë se ky është një lajm i shkëlqyer, dhe se hapi i radhës është sigurimi i një datë për nisjen e bisedimeve.

“Një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Komisioni Europian përsërit rekomandimin drejtuar Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë bazuar në progresin e arritur dhe kalendarin e miratuar unanimisht në qershor të vitit 2018 nga Vendet Anëtare. Miratimi i rekomandimit nga Vendet Anëtare dhe përcaktimi i datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit janë hapi i radhës që do të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, shkruan Bushati në Facebook.

Ditën e sotme, Komisioni Europian i dha “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati hapja e negociatave per shqiperine rekomandimi pozitiv i ke ditmir bushati hapja e negociatave per shqiperine rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll