Politike

Progres-raporti për Shqipërinë, KE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

  • Rama: Shqipëria i ka kryer detyrat e vendosura nga BE
  • DOKUMENTI/ Zbardhet progres-raporti për Shqipërinë, 6 pikat kyçe ku bazohen negociatat me BE
  • Komisioni Europian shpalos progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.
    Featured image of article: Progres-raporti për Shqipërinë, KE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin  Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn
    Përditësuar:

    TIRANË- Është shpalosur Progres Raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit e Perëndimor dhe Turqinë për procesin e zgjerimit të BE. Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn prezantoi ecurinë e vendeve dhe rekomandimi për Shqipërinë dhe vendet e tjera ishte pozitiv.

    Dosja.al ka siguruar këtë progres-raport ku thuhet se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë, dhe bashkë me Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojë në një tjetër hap.

    Eurokomisioneri Johannes Hahn, tha se Shqipëria ka ecur pozitivisht në 5 prioritetet e vendosura nga BE. Vendimi për hapjen ose jo të negociatave tanimë është në dorën e Këshillit të Europës, ku duhet vota e të gjitha vendeve të BE. Pritet që ky vendim të dalë në qershor.

    “Komisioni rekomandon që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shteti ligjor, qëllimi kryesor i politikës së zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, është nevojë që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë. Ka sfida kryesore sic është ekonomia, ka ende vështirësi, duhet zgjidhur cështja e papaunësisë,emigracioni i lartë, standardet e jetesës. Është me rëndësi të sigurojnë që cdo akvitet i huaj të garantojë standardet e BE”-tha Hahn.

    Ndërkohë që një ditë më parë, është zbardhur raporti i delegacionit të Holandës, ku theksohej se Shqipëria ka shënuar sukses në reformën në drejtësi. Por sipas këtij raporti problem është mungesa e një dialogu opozitë-mazhorancë dhe lufta kundër korrupsionit.

    (F.g/J.V/ A.S/ A.F/Dosja.al)

    • 21:31

      Bindja Demokratike përshëndet rekomandimin e KE: Qeveria mos ta shesë vetëm si sukses të vetin

      Partia Bindja Demokratike ka përshëndetur rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

      Përmes një reagimi në Facebook, Kreu i Bindjes, Astrit Patozi shprehet se çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

      Postimi i plotë i Astrit Patozit:

      BINDJA DEMOKRATIKE PËRSHËNDET REKOMANDIMIN E KOMISIONIT EUROPIAN PËR SHQIPËRINË

      BINDJA DEMOKRATIKE e konsideron si një lajm të mirë për Shqipërinë rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.
      Ne e vlerësojmë atë si një stacion të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit, që është një përcaktim i qartë dhe i vendosur për aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

      BINDJA DEMOKRATIKE falenderon Komisionin Europian për rekomandimin, duke besuar fort se kjo është në radhë të parë një fitore për Shqipërinë, e cila nuk ka pasur asnjë mëdyshje për rrugëtimin e vet drejt Brukselit. Në këtë kontekt, çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

      BINDJA DEMOKRATIKE fton të gjitha forcat politike të vendit që ta lexojnë siç duhet dhe të nxjerrin detyrat dhe përgjegjësitë e veta në drejtim të përshpejtimit të hapave, që e afrojnë dhe e çojnë Shqipërinë më tej drejt Bashkimit Europian.

       

    • 20:12

      Rekomandimi pozitiv i KE, ambasadori italian: I inkurajoj të ëndërrojnë për çeljen e negociatave

    • 18:48

      Rekomandimi i KE-së, Berisha: Përshëndes vendimin, por më le zemërthyer!

      Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar lidhur me rekomendimin pozitiv të KE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

      Berisha shkruan se e mbështet rekomandimin e KE-së, por ai e lë me zemër të thyer, kjo pasi sipas tij Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej 13 kushteve të një viti më parë.

      “Une jam zemerthyer se ne gjendjen aktuale, ku asnjera nga 13 kushtet e kerkuara nuk jane plotesuar ndaj dhe ne bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qendrim qe mbajti vjet ndaj rekomandimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesuar nga Shqiperia ne menyre qe te votohet per hapjen e negociatave me se afermi nga fundi i vitit 2020 per te mos thene edhe me vone. Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise!”-shkruan Berisha.

      Postimi i plotë:

       

    • 18:28

      Rekomandimi pozitiv/ Gjonaj:  Reforma në drejtësi unikale dhe historike, KE vlerësoi rezultatet e arritura

      Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përshëndetur rekomandimin e KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

      Në një postim në Facebook, Gjonaj shprehet se rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit ligjor. 

      Reagimi i plotë i Etilda Gjonajt:

      Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është lajmi më i mirë për shqiptarët. Rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit ligjor. 

      Rezultatet pozitive të procesit reformues në drejtësi, si një reformë unikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për ti dhënë qytetarëve shqiptarë një drejtësi të pavarur, të pakorruptuar, të drejtë dhe efektive. Qëndrueshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi është vlerësuar nga Komisioni Evropian, dhe me ngritjen e institucioneve të tjera të drejtësisë, do të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, që lufton korrupsionin dhe në të cilin qytetarët do te kenë besim se do të marrin drejtësi.

      Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e cila na ka udhëhequr dhe do vazhdojë te na udhëheqë në të gjithë veprimtarinë tonë shtet-bërës dhe është një nga objektivat prioritare të kësaj Qeverie. 

      Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht masat që ne kemi ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, duke njohur avancimin në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit 2018-2020, ndryshimet në kuadrin ligjor, si edhe rezultatet konkrete pozitive dhe proaktivitetin e Task Forcës kundër Korrupsionit dhe fillesat e procedimit të zyrtarëve të lartë.

      Qeveria, shumica qeverisëse është e angazhuar plotësisht ne vijimin e të gjitha proceseve reformuese qe ka ndërmarrë, në interes të shqiptarëve, në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë.

    • 18:02

      Rekomandimi i KE/ Meta takon Sorecën: Shpresoj që të marrë miratimin e BE-së

      Presidenti Meta priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca-n me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.

      Meta mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.

      Gjithashtu, Meta uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.

    • 13:49

      Balla: Rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi

      Taulant Balla

      Tiranë- Pas shpalosjes së progres raportit  të KE-së për Shqipërinë, Taulant Balla shprehet se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi.

      Sipas Ballës, rekomandimi bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit“screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

      Deklarata e plotë:

      Komisioni Europian rikonfirmon rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut🇦🇱🇲🇰🇪🇺

      Ky rekomandim bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

      Tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të presin miratimin e rekomandimit nga Këshilli Europian (vendet anëtare të BE), një vlerësim politik që në disa vende përfshin edhe konsultimin e parlamenteve kombëtare. Këshilli Europian do të përcaktojë edhe datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

      Edhe në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë krye-detyra e shumicës sonë parlamentare.

      Reforma në Drejtësi është pa dyshim një prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë që ka për të ardhmen tonë europiane.

      Ashtu siç e theksuan sot Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Mogherini, Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka dhënë rezultate konkrete👍.

      Megjithatë reforma të tilla të thella kanë nevojë për unitet kombëtar dhe politik. Për fat të keq këtë Reformë, të cilën e mbështesin 94% e qytetarëve, opozita e ka sulmuar sistematikisht duke hedhur baltë cdo ditë ndaj implementimit të saj.

      Rekomandimi pozitiv është inkurajim dhe përgjegjësi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste🌹🇦🇱🇪🇺për të vazhduar në rrugën e reformae.

    • 13:40

      5 vite ministër, pas rekomandimit pozitiv reagon Bushati: Lajm i shkëlqyer!

      Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

      Ish-ministri i jashtëm më jetëgjatë në qeverinë Rama, Ditmir Bushati ka komentuar rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian i drejtoi sot vendeve të BE.

      Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati thotë se ky është një lajm i shkëlqyer, dhe se hapi i radhës është sigurimi i një datë për nisjen e bisedimeve.

      “Një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Komisioni Europian përsërit rekomandimin drejtuar Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë bazuar në progresin e arritur dhe kalendarin e miratuar unanimisht në qershor të vitit 2018 nga Vendet Anëtare. Miratimi i rekomandimit nga Vendet Anëtare dhe përcaktimi i datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit janë hapi i radhës që do të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, shkruan Bushati në Facebook.

    • 13:13

      Edhe Hahn njësoj si Mogherini: Shqipëria ka bërë transformim rrënjësor, Reforma në Drejtësi, befasuese

      Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, ka thënë në konferencën e përbashkët me Shefen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, se Shqipëria ka bërë hapa përpara.

      Hahn tha se Edhe Maqedonia e Veriut ka bërë punë me reformat, por ka theksuar se rezultatet e Reformës në Drejtësi janë befasuese.

      “Rezultatet e reformës në drejtësi janë befasuese. Shqipëria ka bërë një transformim rrënjësor, pork a ende punë për të bërë. Maqedonia e Veriut ka bërë edhe më shumë nga sa i është kërkuar. Shqipëria po ecën përpara. Të dyja vendet, kanë rezultate pozitive. Bosnja, një nga vendet më të vonuara.”-ka thënë Hahn.

    • 13:00

      Rekomandimi pozitiv, Mogherini: Shqipëria, impresionim me Reformën në Drejtësi

      Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin  Europian, Federica Mogherini ka komentuar progres-raportin që KE publikoi sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.

      Mogherini tha se BE ka investuar në Ballkan, dhe këto vende kanë ecur përpara. Mogherini tha se Shqipëria ka bërë një punë impresionuese me Reformën në Drejtësi.

      “BE ka investuar shumë në Ballkanin Perëndimor. Kemi dëshmitarë arritjet e rëndësishme dhe suksesin e rëndësishëm që arritëm në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Marrëveshjen e Prespës, dhe Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Zbatim impresionues, rezultatet nga Tirana janë të mëdha. Mendoj se është vendi që mbështet më shumë BE-në në Europë.”

    • 12:32

      Rama: Shqipëria i ka kryer detyrat, në 15:00 kemi një komunikim me ambasadorin e BE

      Në  kohën kur në Parlamentin Europian, është dhënë lajmi për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian dha për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama, thotë se kjo është një provë se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e përcaktuara. Rama njofton se në orën 15:00 do të ketë një komunikim bashkë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

      “Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces🇦🇱🇪🇺 Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”-njofton Rama.

    • 12:30

      David MacAllister: Duhet një marrëveshje juridike mes Kosovës dhe Serbisë

      David MacAllister

      Belgjikë- David MacAllister në konferencën e shpalosjes së projekt raportit për Shqipërinë deklaroi se  Serbia ka shfaqur rezultate në stabilitetin në ekonomi ndërkohë që vuri thekson në reformimin e luftës kundër korrupsionit.

      Përsa iu përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës ai u shpreh se kjo është një sfidë më vete.

      ” Një tjetër sfidë e rëndësishme është marrëdhënia me Kosovën. Për këtë duhet një marrëveshje juridike me Kosovën. Duhet të themi se janë bërë progrese në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh MacAllister.

    • 12:25

      18 vite në Komisionin Europian, relatori i Malit të Zi largohet: NOBEL për Tsipras!


      Relatori për Malin e Zi është larguar pas 18 vitesh shërbim në Komisionin Europian. Ai ka thënë në fjalën e tij, se BE duhet të jetë një e tashme dhe një e shkuar për Europën, si dhe shtoi se ka bërë një kërkesë që të akordohet çmimi NOBEl për kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.

      Kam bërë një kërkesë që t’i jepet një nobel për Tsipras për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut. BE duhet të jetë një e tashme por edhe një e kaluar për cdo vend që aspiron. Kam qenë 18 vite anëtar i komisonit europian”-tha ai.

    • 12:11

      Kriza politike zbarkon në PE, Kukan apel: Mendoni për vendin, harrojini interesat tuaja

      Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Eduart Kukan ka apeluar që politika shqiptare të mendojë për vendin dhe jo për interesat partiake. Në Parlamentin Europian, ai tha sot se edhe BE duhet të angazhohet për të zgjidhur krizën.

      “Disa klishe mund të lexohen si deklarata. Dua të falenderoj për punën që keni bërë. Dua që ti kërkojë BE-së që të bëjmë një hap tjetër. Shipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hyrjen në BE. Është bërë progres në disa reforma por mund të kishim më shumë rezultate nga reformat. Ata kanë nevojë edhe për ndihmën tonë në bazë materiale.  Konstatoj një politikë të ngarkuar të brendshme në Shqipëri, në zgjedhjet e 30 qershorit. Duhet të presim nga politikanët që të mendojnë për vendin. Të harrojnë interesat partake tdhe të shohin për vendin.Por edhe ne duhet të bëjmë më shumë, për të ushtruar një presion më pozitiv në vendet e Ballkanit.”-tha ai.

    • 12:03

      "Duhet të mbajmë premtimin", pasuesja e Fleckenstein thirrje vendeve të BE: Hapni negociatat për Shqipërinë, i ka plotësuar kriteret

      Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, zëvendësuesja e Knut Fleckenstein i ka bërë thirrje vendeve të BE dhe grupit parlamentar që të hapin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. 

      “Çdo shtet duhet të vlerësohet sipas punës që ka bërë. Kemi parë progres, sidomos marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Vendet e BE duhet të marrin një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Uroj që të merret një vendim pozitiv. Nuk shohim asnjë arsye për të vonuar këtë vendim, pasi kriteret janë plotësuar. Iu kemi kërkuar arritje, detyra, ata i kanë plotësuar. Mali i Zi dhe Serbia duhet të ecin para me reformat. Dy eurodeputetët, i kanë kërkuar Këshillit të Ministrave që në qershor të hapen negociatat.”-tha ajo.

    • 11:44

      Hahn rekomandon hapjen e negociatave: Shqipëria ka ecur me reformat

      Belgjikë-  Prej dita minutash ka nisur në Komisionin Europian konferenca ku po shpaloset Progres Raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit e Perëndimor dhe Turqinë për sa iu përket procesit të zgjerimit.

      Përsa i përket Shqipërisë komisioneri Hahn i cili drejt edhe konferencën deklaroi se Shqipëria ka ecur me reformat dhe  rekomandoi hapjen e negociatave.  Ai thekson se Shqipëria ka bërë reforma edhe në fushën e drejtësisë që sipas tij duhet të vlerësohen.

      “Janë arritur shumë gjëra por mbeten shumë sfida. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur shumë mirë. Në nivelin strategjik duhet të japin meritat. Duhet të zgjidhen konfliktet në Ballkan. Shqipëria ka ecur me reformat. Edhe në Maqedoni vijon axhenda e reformave. Problem i madh ngelet edhe çështja e azil kërkuesve në BE. Shqipëria po ecën mirë edhe me Reformën në Drejtësi.  Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi. Për sa i përket kapitujve 23-24. Të dyja palët duhet të japin kontribut Duhet të themi që edhe marrëveshja e Prespës ishte një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Ju falenderoj që keni punuar për të qenë pjesë e zgjedhimit të BE-së. Duhet të shmanget edhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë. ”, u shpreh Hahn.

    Shto Koment