Politike

Progres-raporti për Shqipërinë, KE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

29 Maj 2019, 05:48 Nga DOSJA
Progres-raporti për Shqipërinë, KE rekomandon hapjen e

TIRANË- Është shpalosur Progres Raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit e Perëndimor dhe Turqinë për procesin e zgjerimit të BE. Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn prezantoi ecurinë e vendeve dhe rekomandimi për Shqipërinë dhe vendet e tjera ishte pozitiv.

Dosja.al ka siguruar këtë progres-raport ku thuhet se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë, dhe bashkë me Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojë në një tjetër hap.

Eurokomisioneri Johannes Hahn, tha se Shqipëria ka ecur pozitivisht në 5 prioritetet e vendosura nga BE. Vendimi për hapjen ose jo të negociatave tanimë është në dorën e Këshillit të Europës, ku duhet vota e të gjitha vendeve të BE. Pritet që ky vendim të dalë në qershor.

“Komisioni rekomandon që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shteti ligjor, qëllimi kryesor i politikës së zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, është nevojë që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë. Ka sfida kryesore sic është ekonomia, ka ende vështirësi, duhet zgjidhur cështja e papaunësisë,emigracioni i lartë, standardet e jetesës. Është me rëndësi të sigurojnë që cdo akvitet i huaj të garantojë standardet e BE”-tha Hahn.

Ndërkohë që një ditë më parë, është zbardhur raporti i delegacionit të Holandës, ku theksohej se Shqipëria ka shënuar sukses në reformën në drejtësi. Por sipas këtij raporti problem është mungesa e një dialogu opozitë-mazhorancë dhe lufta kundër korrupsionit.

(F.g/J.V/ A.S/ A.F/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave per anetaresim negociatat me be-në progres-raporti i ke-së për shqipërinë hapja e negociatave per anetaresim negociatat me be-në progres-raporti i ke-së për shqipërinë

Sondazh

Poll