Politike

 “2 qershori do të jetë më shumë”, Alibeaj sqaron grushtat ndaj policëve: Ishin të dehur, na shtypën

29 Maj 2019, 12:06 Nga DOSJA
 “2 qershori do të jetë më shumë”, Alibeaj

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë sot para medias se data 2 qershor do të jetë shumë më keq sesa pamjet që kanë dalë për 16 shkurtin.  I pyetur nga gazetarët, nëse ka patur dhunë, Alibeaj tha se ata ishin përballë një bande të dehurish.

Pjesë nga fjala e Alibeajt: 

Kjo është situata, kjo është e vërteta. Përtej kësaj të vërtete nuk ka. Nuk përbën në fakt asnjë çudi që kukullat në Prokurori zbatojnë edhe tani pas reformës në drejtësi në mënyrë symbyllazi dhe të verbër urdhrat politik të një shteti policor.

Për këtë jemi proceduar. Këtu do të qëndrojmë fort dhe 16 shkurti nuk do të jetë një gjë e cila do të kalojë. 2 qershori do të jetë shumë më tepër sesa kaq në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Për të votuar të lirë, për të zgjedhur të lirë, për të protestuar të lirë. Absolutisht do të jetë më shumë sesa çkeni parë deri tani pavarësisht përdorimit makiavelist që i bëhet drejtuesve të dehur të drejtësisë apo drejtuesve të dehur të Prokurorisë, të gjithë nën efektin e vetingut të famshëm. Kjo është situata.

Ditën e sotme, 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, dolën në një konferencë për mediat, pas vendimit të prokurorisë për procedim penal për dhunim të uniformave blu në protestën e 16 shkurtit.

Ata mohuan dhunimin dhe thanë se e gjitha ishte një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi policia kishte dhunuar Strazimirin. Në pamjet e. publikuara në media, ata qëllonin me grusht dhe kapnin për fyti policët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj protesta e opozites 16 shkurt 2019 enkelejd alibeaj protesta e opozites 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll