Politike

Progres-raporti/ Vasili “falenderon” ndërkombëtarët: Arritje të papara

29 Maj 2019, 12:45 Nga DOSJA
Progres-raporti/ Vasili “falenderon” ndërkombëtarët:

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ndërkombëtarëve, Johannes Hahn dhe Frederica Mogherini, të cilët shprehën qëndrime pozitive, lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan me ironi: “Mogerini dhe Hanh ju faleminderit per rekomandimet,që nuk hapën kurrë negociatat!?”

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Mogerini dhe Hanh ju faleminderit per rekomandimet,qe nuk hapën kurrë negociatat!?

Ne konferencen melankolike,te nje lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folen per rekomandimin e radhes dhe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi e per suksesin e saj te “papare” te kesaj reforme.

Eshte vendi per ti “falenderuar” pa fund per kete vleresim sepse vertet i papare ishte suksesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse:

-Shqiperia nuk ka as Gjykate Kushtetuese,

-nuk ka as Gjykate te Larte,

-nuk ka as Inspektor te pergjithshem te drejtesise,

-ka nje Veting me dy standarte te demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare,

-ka anetare te vete komisioneve te Vetingut qe jane pa asnje integritet e te kompromentuar

-ka mbi 50% te anetareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume te ulta, qe rrenojne imazhin e drejtesise se “re”.

-te gjithe anetaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja

-qe mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme.

Keto arritje te nje reforme ne drejtesi te abortuar i “meritojne” levdatat e Mogerinit dhe Hanh.

Edhe nje falenderim perfundimtar.

Faleminderit Mogerinit dhe Hanh per rekomandimet e pervitshme,por qe nuk na i hapen asnje here negociatat per anetaresim.

Komisioni Europian shpalosi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. (Lexo këtu) Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be-në petrit vasili progres-raporti i ke per shqiperine negociatat me be-në petrit vasili progres-raporti i ke per shqiperine

Sondazh

Poll