Politike

Goditi me grusht policin, Flamur Noka sqaron: I kishte ngulur thonjtë në fyt Strazimirit, e kishin kthyer në kabare

29 Maj 2019, 12:23 Nga DOSJA
Goditi me grusht policin, Flamur Noka sqaron: I kishte ngulur thonjtë

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka shpjeguar arsyet pse u detyrua të bënte xhiron e rrjetit me pamjet duke goditur me grusht policin.

Noka tha se ishte një reagim i detyruar, pasi polici në gjendje të dehur i kishte ngulur thonjtë në fyt ish-deputetit tjetër të PD, Gent Strazimiri.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:

Jemi përballë një tentativë të kërcënimit politik të opozitës nga pushteti. Ne si deputet ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore.Nuk ka ndodhur që policia të godasë apo dhunojnë deputetë në krye të detyrës. Ky është rast i paprecedentë. Në videon e shpërndarë nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që unë largoj punonjësin e policisë nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri.

Unë kam ndërhyrë për të larguar policin e dehur që i kisht futur thonjtë në fyt, Gent Strazimirit, i cili për këtë ka edhe raport mjekësor. Deputetët janë të paprekshëm. Ata nuk janë policë, janë banda me uniformë që agresojnë fizikisht, Do duhet të ishin përfaqësuesit e popullit në krye të detyrës kushtetuese, por ata e kishin kthyer policinë në kabare. Në rast se do të ishte një prokurori, kjo do të ishte çështja per t’u hetuar.

Ditën e sotme, 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, dolën në një konferencë për mediat, pas vendimit të prokurorisë për procedim penal për dhunim të uniformave blu në protestën e 16 shkurtit.

Ata mohuan dhunimin dhe thanë se e gjitha ishte një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi policia kishte dhunuar Strazimirin. Në pamjet e publikuara në media, ata qëllonin me grusht dhe kapnin për fyti policët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur noka gent strazimiri flamur noka gent strazimiri

Sondazh

Poll