Politike

Rama njoftim të rëndësishëm në 15:00, Paloka: Çfarë mund të thotë? Ky i hapi njëherë vitin e shkuar negociatat

29 Maj 2019, 11:54 Nga DOSJA
Rama njoftim të rëndësishëm në 15:00, Paloka:

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar zhvillimet politike pas dhënies së rekomandimit pozitiv për Shqipërinë nga Komisioni Europian.

Paloka pyet për çfarë do të dalë kryeministri në orën 15:00, pasi me ironi thotë se Rama i ka hapur negociatat një vit më parë.

“Çfarë mund të thotë në orën 15.00 ?! Ky i ka hapur njëherë negociatat një vit më parë…!!!”-shkruan Paloka.

Më tej, në një reagim të dytë në rrjetet sociale, Paloka thotë se i vetmi sukses i shpallur nga ndërkombëtarët është reforma në drejtësi, që siç thotë demokrati, ka lenë një vend pa gjykatë kushtetuese.

Reagimi i plotë:

Degjova gjithe kuriozitet se kush ishin “sukseset” per vitin 2018 se helbete, ne si opozite jo vetem nuk duam ti shohim “sukseset” po hedhim edhe balte gjithe kohen…Ishte vetem nje; REFORMA NE DREJTESI !Duam apo s’duam , te vertetat jane kokeforta e duhen pranuar.Ka qene vertete “sukses i madh” 2018 ne drejtesi…Vjet ishim vetem pa Gjykate Kushtetuese, tani , prej pak ditesh, nuk kemi as Gjykate te Larte. A mund te kete sukses me te madh? Ka ndonje vend tjeter ne bote qe t’ja kete arritur kaq shpejte ?!Ky ishte “suksesi” , imagjinoni deshtimet…Apo nuk ka?Kur jepet kesti i fundit ???!”.

Ditën e sotme, Komisioni Europian i dha “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka hapja e negociatave per shqiperine progres-raporti i ke-së për shqipërinë edi paloka hapja e negociatave per shqiperine progres-raporti i ke-së për shqipërinë

Sondazh

Poll