Sport

Ndërsa pret shortin, Laçi përforcohet. Edhe portieri Dajsinani firmos për të

14 Qershor 2021, 04:41 Nga DOSJA

KURBIN – Ndërsa është në pritje të shortit për Conference League, skuadra kurbinase e Laçit po mendon të vendoset në Ohër, ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore. Por para se të instalohet në vendin fqinj, bardhezinjtë po përpiqen të kompletohen si skuadër.

Kështu, drejtuesit e klubit kurbinas bëjnë me dije, se kanë arritur nënshkruar kontratë me portierin e ri kavajas Mario Dajsinani të Skënderbeut, i cili do të rivalizojë me Alen Sherrin sezonin e ardhshëm për një vend titullari.

Ndërkohë, kurbinasit kanë afruar pranë skuadrës së tyre edhe 24-vjeçarin malazez Marko Roganoviç, i cili luan në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes, duke qenë një titullar te OFK Titograd. Kurbinasit pritet të bëjnë edhe lëvizje të tjera në prag të ndeshjeve të Europës, teksa kanë afruar edhe Saliou Guindo, Klinti Qato dhe Bashkim Velijan.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alen sherrin conference league klinti qato dhe bashkim velijan laçit mario dajsinani marko roganoviç saliou guindo skuadra kurbinase alen sherrin conference league klinti qato dhe bashkim velijan laçit mario dajsinani marko roganoviç saliou guindo skuadra kurbinase

Sondazh

Poll