Sport

VIDEO/ Fitorja e parë në një Europian, Austria e kthen në festë ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

13 Qershor 2021, 18:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Fitorja e parë në një Europian, Austria e kthen në

EUROPË-Austria ia del të fitojë ndaj Maqedonisë së Veriut me shifrat 3-1. Përballja ishte e vlefshme për Grupin C, ndërsa për austriakët kjo është eksperienca e tretë në një europian dhe fitorja e parë në këtë turne. Në minutën e 18′ do të ishin pikërisht austriakët që do të shënonin me Stefan Lainer.

Pas vetëm 10 minutave, nga një gabim në mbrojtje përfitoi Pandev, duke barazuar rezultatin, njëkohësisht 37-vjeçari u bë golashënuesi i dytë më i vjetër në histori që shënon gol në Kampionat Evropian. Pavarësisht rasteve, pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Në 45-minutëshin e dytë, ishte Michael Gregoritsch që do të kalonte në avantazh Austrinë pas një dalje të gabuar të portierit.Në fundin e ndeshjes, për të vulosur fitoren u kujdes Marko Arnautovic në minutën e 89′ që kaloi edhe portierin dhe shënoi në portën e zbrazur për epilogun përfundimtar 3-1

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport austria euro 2020 maqedonia e veriut austria euro 2020 maqedonia e veriut

Sondazh

Poll