Sport

Tifozi bie nga tribuna e Wembley, UEFA: “Eshtë në spital në gjendje kritike”

13 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Tifozi bie nga tribuna e Wembley, UEFA: “Eshtë në spital në

ANGLI – Menjëherë pas vërshëllimës së startit të ndeshjes mes Anglisë dhe Krocisë, një tifoz është rrëzuar nga tribuna e stadiumi “Wembley” dhe është dërguar menjëherë në spital për një trajtim më të specializuar.

UEFA nëpërmjet një komunikate për shtyp, thekson se një tifoz ka rënë nga tribuna dhe është dërguar në spital në gjëndje kritike. Ndërkohë që zëdhënësi i stadiumit i pyetur nga mediat britanike thekson:

“Mund t’ju themi se një tifoz është rrëzuar nga tribuna menjëherë pas vërshëllimës për fillimin e ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë. Atij i është dhënë ndihma në stadium nga stafi mjekësor dhe më pas është dërguar në spital. Ne do të vazhojmë të investigojmë për arsye e këtij incidenti, ndërkohë që mbetemi në monitorim të situatës.”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll