Sport

“Anglia shfrytëzoi gabimet që bëmë”, Zlatko Dalic e sheh gotën gjysmë plot: Ishim në të njëjtin nivel me ku

13 Qershor 2021, 17:49 Nga DOSJA
“Anglia shfrytëzoi gabimet që bëmë”, Zlatko

KROACI-Zlatko Dalic foli për kanalin shtetëror kroat HRT për të analizuar humbjen kundër Anglisë: “Unë e përgëzoj Anglinë për fitoren, por edhe lojtarët tanë. Ishte një ndeshje komplekse dhe e nxehtë. Ne e prisnim këtë ndeshje, duhej të përballonim presionin veçanërisht në 20 minutat e para të lojës. Për 7 ditë biseduam për rëndësinë e të mos kapjes jashtë pozicionit jashtë loje.

Ata shfrytëzuan gabimin dhe gjetën golin”. Ishin këto fjalët e trajnerit të Kroacisë, i cili më pas tregon se Anglia meriton gjithë respektin sepse sipas tij është një skuadër e frikshme. “Në sulm nuk treguam shumë cilësi, por ne po luanim kundër Anglisë, një ekip i frikshëm.
Ne ishim në të njëjtin nivel me ta në shumicën e kohës. Kjo është inkurajuese për mua, do të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia dalic euro 2020 kroacia anglia dalic euro 2020 kroacia

Sondazh

Poll