Sport

Starton “Copa America”, Brazili dhe Kolumbia, 3 pikët e para në grupin A

14 Qershor 2021, 04:09 Nga DOSJA

BRAZIL – Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka startuar edhe “Copa America”, event që organizohet nga CONMEBOL. Janë luajtur edhe dy takimet e parë. Ashtu siç pritet Brazilit fillon me një fitore bindëse.

Futbollistët e përzgjedhur nga Tite imponohen 3-0 ndaj një Venezuele të dëmtuar nga mungesat për shkak të rasteve të shumta të Covid, të regjistruara ditët e fundit. Golat u shënuan nga Marquinhos (23’), Neymar (64’) me penallti dhe Gabigol (89’), që fiksoi rezultatin. Me tre pikët e para pritet që Brazili të kryesojë në grupin A.

Ndërkohë, në “Arena Pantanal” të Cuiabas, edhe Kolumbia fitoi tri pikët e para në “Copa America”, ndeshje e vlefshme kjo po për grupin A. Të besuarit e 64-vjeçarit, Reinaldo Rueda, arritën të triumfojnë me rezultatin 1-0 ndaj Ekuadorit, ku Edwin Cardona (42’) golin e vetëm të takimit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 28-vjecari brazilian nejmar copa america ekuadorit kolumbia venezuele 28-vjecari brazilian nejmar copa america ekuadorit kolumbia venezuele

Sondazh

Poll