Sport

VIDEO/ Mes përmbysjes e ripërmbysjes, Holanda bën ndeshjen e çmendur përballë Ukrainës

13 Qershor 2021, 20:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Mes përmbysjes e ripërmbysjes, Holanda bën ndeshjen e

HOLANDË– Në tre ditë të Europianit janë zhvilluar shtatë ndeshje. E fundit ishte mes Holandës dhe Ukrainës që ndoshta mund të konsiderohet si sfida më emocionuese deri më tani. Gola, spektakël, emocione dhe në fund ishin tulipanët që fituan me shifrat 3-2 e vlefshme për Grupin C. Një pjesë e parë që përfundoi 0-0,pavarësisht se portokallinjtë kishin një mori rastesh me Depay apo Dumfries, por portieri ukrainas Buschan ishte në lartësinë e duhur.

Në pjesën e dytë Holanda u shfaq më kërkuese dhe ia doli të gjejë golin e parë me Wijnaldum në minutën e 52′, ndërsa Weghors do të dyfishonte shifrat në minutën e 59′, pavarësisht protestave të ukrainasve për goditje dënimi. Megjithatë mëndjemadhësia sikur vrau skuadrën e De Boer që i la terren ukrainasve. Yarmolenko në minutën e 75′ shënoi për ukrainasit, ndërsa katër minuta më vonë Yaremchuk barazoi shifrat.

Një realizim i tillë nuk është se tulati vendasit, që vetëm 5 minuta nga përfundimi i takimit, Dumfries për Holandës do i jepte qetësinë dhe tre pikët e arta për të vazhduar Europianin në mënyrën e duhur.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 holanda euro 2020 holanda

Sondazh

Poll