Sport

Eriksen komunikon me video me ekipin: “Jam më mirë se ju!”

13 Qershor 2021, 16:31 Nga DOSJA
Eriksen komunikon me video me ekipin: “Jam më mirë se ju!”

DANIMARKE – Janë të gjithë shumë kuriozë për të ditur gjendjen e futbollistit danez Eriksen, i cili pësoi atë infarkt ditën e djeshme në stadiumin e Kopenhagenit. Një ditë më pas trajneri i përfaqësueses daneze tregon se kanë komunikuar bashkë me shokët e skuadrës me video me Eriksen nga spitali, i cili ka thënë: “Si jam? Jam më mirë se ju,” – perifrazon Kasper Hjulmand.

“Ne pamë fytyrën e tij në ekran dhe ai na tha: “Ndihem sikur jam gati të shkoj në stërvitje tani djema”. Përveç kësaj, ai tha, se ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për Kampionatin Europian”, shtoi trajneri, që foli edhe në konferencë për mediet dhe tregoi gjithë rrethanat kritike që përjetuan.
B.T (Dosja)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll