Sport

VIDEO / Anglia e fillon me këmbën e mbarë, mund Kroacinë në debutim

13 Qershor 2021, 14:51 Nga DOSJA
VIDEO / Anglia e fillon me këmbën e mbarë, mund Kroacinë

LONDER – Nuk ka të ndalur Anglia, e cila debuton edhe në Europian, ashtu si kishte mbërritur deri në këto finale, me fitore, duke mundur në këtë premierë Kroacinë.
Kjo ishte ndeshja e parë e grupit D, e cila u dominua nga djemte e Sauthgate, por pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Me fillimin e së dytë në skenë hyri ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling. Sulmuesi mori mrekullisht një vertikalizim në qendër të zonës dhe tundi rrjetën në minutën e 57-të.

Një gol me shumë peshë për Anglinë, që i jep tre pikë shumë të rëndësishme për kualifikimin nga grupi.

Në të njëtin grup me ta janë edhe Çekia me Skocinë, të cilat ndeshjen tyre të parë do ta luajnë ditën e nesërme.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll