Sport

VIDEO/ “Të q**** mamanë shqiptare”, shpërtheu nga nervat pas golit, mediat serbe zbulojnë fjalët e Arnautovic

13 Qershor 2021, 21:41 Nga DOSJA
VIDEO/ “Të q**** mamanë shqiptare”, shpërtheu nga

AUSTRI-Maqedonia e Veriut debutoi me humbje në Euro 2020. Përfaqësuesja ballkanase, që merr pjesë për herë të parë në një event madhor të futbollit u mposht 3-1 nga Austria në stadiumin “Arena Kombëtare” të Bukureshtit, më sfidën e vlefshme për Grupin C. Pavarësisht ndeshjes, një moment që bëri xhiron e mediave ishte goli dhe festa e sulmuesit Marko Arnautovic.

Mediat serbe kanë publikuar edhe disa fjalë të lojtarit me origjinë serbe. Sipas gazetës ‘Informer’‘ lojtari ka ofenduar futbollistin me origjinë shqiptare Egzon Bejtullai, pasi ky i fundit pati një përplasje dhe e përplasi keq sulmuesin.Në festën e golin, Arnautoviç ka sharë Bejtullain nga mamaja duke ju drejtuar me fjalët. “Të q**** mamanë shqiptare”.

Marko Arnautovic joins the party! ?

? Signed, sealed and delivered: three points for #AUT #ITVFootball | #Euro2020 pic.twitter.com/4t8qB5dMtV

— ITV Football (@itvfootball) June 13, 2021

Në momentin e festimeve të golit, ndaj shokut të skuadrës reagoi dhe kapiteni i Austrisë, Davide Alaba i cili tentoi t’i mbyllte gojën sulmuesi Arnautovic. Një ofendim i tillë sigurisht që do të merret parasysh nga institucioni më i lartë i futbollit siç është UEFA.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arnautovic austria egzon bejtullai euro 2020 arnautovic austria egzon bejtullai euro 2020

Sondazh

Poll