Sport

Piqué: “E ardhmja e Messit? Në muajt e fundit e kam parë tepër të lumtur…”

22 Prill 2021, 16:58 Nga DOSJA

SPANJE – Mbrojtësi i shquar katalan, Gerard Piqué, i intervistuar nga “Movistar +”, ka folur edhe për të ardhmen e Lionel Messit, të cilit më 30 qershor do t’i skadojë kontrata me Barcelonën.

“Nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë, por mendoj se muajt e fundit e kemi parë atë të lumtur dhe të kënaqur përsëri. Kjo është e rëndësishme, sepse Messi, duke qenë edhe kapiten, emocionet e tij ia përcjell edhe ekipit. Barça po bën shumë mirë dhe për këtë shumë merita i takojnë Leos.

Ne që e njohim mirë, do ta mbështesim atë në çfarëdo vendimi që ai do të marrë. Messi na ka dhënë kaq shumë, ndoshta ai është më i miri në histori… Unë vetëm mund ta falënderoj atë, siç kam bërë personalisht shumë herë.

Ne do të përpiqemi të sigurohemi që ai të qëndrojë me ne, sa më shumë që të jetë e mundur,”- ka deklaruar Gerard Piqué, një lojtar tepër i rendësishëm për skuadrën katalane të Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “movistar +” barcelonën gerard pique messi “movistar +” barcelonën gerard pique messi

Sondazh

Poll