Sport

Ibra, në mbrëmje në “Casa Milan” për të nënshkruar, pritet njoftimi zyrtar

22 Prill 2021, 16:38 Nga DOSJA
Ibra, në mbrëmje në “Casa Milan” për të

ITALI – Zlatan Ibrahimoviç do të rinovojë kontratën e tij me Milanin për një sezon tjetër. Vendimi dukej se ishte marrë para disa kohësh, por ai tani është bërë gati të firmosë dhe të vendosë të zezën mbi të bardhën.

Sulmuesi suedez dhe kuqezinjtë kanë mbyllur çështjet e fundit burokratike dhe në mbrëmje ai do të jetë në Casa Milan për të nënshkruar kontratën, pas të cilës do të ketë edhe një njoftimin zyrtar. Në kanalet e tij sociale, Milani ka filluar të krijojë mjedisin e ceremonisë …

Zlatan Ibrahimoviç do të veshë fanellën kuqezi deri më 30 qershor 2022, duke vazhduar të luajë edhe përtej moshës 40 vjeç, të cilën ai më 3 tetor do ta arrijë. Shifra e pagës duhet të jetë e ngjashme me ato të sezonit të kaluar, pra rreth 7 milionë euro.

What’Z happening? ⏳ #SempreMilan #ReadyToUnleash pic.twitter.com/RnQOgDOkhs

— AC Milan (@acmilan) April 22, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport casa milan kontrata milanin zlatan ibrahimovic casa milan kontrata milanin zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll