Sport

UEFA përjashton Bilbaon nga “Euro 2020”, spanjollët kërcënojnë me gjyq

22 Prill 2021, 08:30 Nga DOSJA

SPANJE – Qyteti i Bilbaos është hequr nga harta e “Euro 2020” që do të zhvillohet këtë verë, shkruan “Associated Press”, duke iu referuar autoriteteve lokale. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar vendimi, UEFA, ashtu siç kishte paralajmëruar dhe pritur deri më 19 prill, nuk ka toleruar.

Viktima e parë duket Bilbao. Kjo masë është marrë për shkak se autoritetet e futbollit spanjoll, nuk e kanë arritur ta garatojnë UEFA-n, se ndeshjet e Euro 2020-tës, të planifikuara për t’u luajtur në këtë qytet, do të luhen me tifozë.

Bilbao ishte një nga 12 qytetet e zgjedhura në gjithë Europën për të pritur “Euro 2020”. Autoritetet lokale spanjolle nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ato kanë kërcënuar se do të padisin UEFA-n për vendimin e njëanshëm.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bilbao euro 2020 grupin e polonisë spanjës suedisë dhe sllovakisë bilbao euro 2020 grupin e polonisë spanjës suedisë dhe sllovakisë

Sondazh

Poll