Sport

VIDEO / Ancelotti sulmon Superligën: “Bënë gabim, injoruan meritat sportive”

22 Prill 2021, 15:18 Nga DOSJA
VIDEO / Ancelotti sulmon Superligën: “Bënë gabim, injoruan

ANGLI – Vazhdojnë reagimet për përpjekjen e dështuar nga 12 klube për të krijuar një Superligë Europiane. Carlo Ancelotti ka folur për këtë në konferencën për shtyp:

“Për të gjithë tifozët e futbollit këto ishin ditë të çuditshme dhe befasuese. Kishim dëgjuar diçka për Superligën në muajt e fundit, por nuk mendoja se mund të ishte e mundur. Këto 12 klube ishin gabim dhe nuk morën parasysh dy pjesë të rëndësishme: mendimin e lojtarëve dhe trajnerëve, nga ana tjetër atë të tifozëve.

Ata donin të krijonin një garë, duke injoruar meritat sportive dhe kjo është e papranueshme! Kultura jonë kalon përmes meritës: kush është i mirë luan, kush nuk është, nuk luan. Kush është më i mirë fiton dhe luan në kompeticionet më të mira,”- ka deklaruar ndër të tjera trajneri italian Carlo Ancelotti, që stërvit Evertonin.

Carlo Ancelotti’s take on the #SuperLeague… ? pic.twitter.com/loY1N0BKtM

— Everton (@Everton) April 22, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport carlo ancelotti everton superliga europiane carlo ancelotti everton superliga europiane

Sondazh

Poll