Sport

Projektohet Super League Britanike, ftesë për Rangers dhe Celtic…

22 Prill 2021, 14:49 Nga DOSJA

ANGLI – Nëse planet për krijimin e një Superligë të Europës dështuan, në ishull tani kërkojnë të krijojnë një Super League Britanike, me skuadrat skoceze Rangers dhe Celtic, të ftuara që të bashkohen me Premier League.

Projekti parashikon që Rangers dhe tifozët e Celtic, së shpejti mund të shtojnë zhurmë dhe ngjyrat në stadiumet e kësaj lidhjeje britanike. Dhe është e kuptueshme, që propozimet e reja, për t’u realizuar duhet të marrin mbështetjen e FIFA-s, UEFA-s dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Bisedat për bashkim midis gjigandëve skocezë me homologët e tyre anglezë, kanë nisur prej vitesh. Por tani duket, se më në fund kjo mund të bëhet realitet. Klubet e Premier League kanë vërejtur se aktualisht Celtic dhe Rangers, i plotësosjnë kushtet dhe çifti skocez mund të bashkohet me 20 klubet më të mira në Angli.

Celtic dhe Rangers kanë stadiume me kapacitete, që do të renditeshin në vendin e katërt dhe të tetë, respektivisht në një ligë britanike. “Ibrox” dhe “Celtic Park” janë dy nga impiantet më të famshme në futbollin botëror. Dhe kur janë të mbushur me kapacitet të plotë, ata “ziejnë” si kazanë frikësues për kundërshtarin.

Kapaciteti prej 60,411 vendesh i “Parkhead” do ta bënte atë stadiumin e katërt më të madh në ligën e re britanike pas “Old Trafford” të Man.Utd, stadiumin e ri të Tottenham Hotspur dhe “Emiratet” e Arsenalit.

Stadiumi i Rangers do të renditej në vendin e tetë më të madh, pas stadiumit të West Hamit, atij “Etihad” të  Man.City, stadiumit të famshëm “Anfield” të Liverpoolit dhe “St. James ‘Park” të Newcastle.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “celtic park” “ibrox” premier league rangers dhe celtic super league britanike “celtic park” “ibrox” premier league rangers dhe celtic super league britanike

Sondazh

Poll