Sport

Trajneri kampion, Emanuel Egbo, votues shqiptar, por jo “i sigurtë“, ja kush është pstronazhisti i tij!

22 Prill 2021, 07:00 Nga DOSJA
Trajneri kampion, Emanuel Egbo, votues shqiptar, por jo “i

TIRANE – Emanuel Egbo ish-trajneri kampion i Tranës, prej mëse dy dekadash jeton në vendin tonë, ai fillimisht ka ardhur si lojtar, ku është aktivizuar në disa skuadra veç bardhebluve dhe më pas ka vazhduar po në Shqipëri jetën e tij dhe karrierën si teknik.

Kjo e bën atë më tepër shqiptar se nigerian, pasi Egbo ka edhe pasaportë shqiptare, që do të thotë se ai është edhe votues në vendin tonë. Së fundmi, ajo që u bë lajm dhe bëri zhurmë është cështja e patronazhistëve dhe të gjithë u bëmë kurioz se kush ishin ata për secilin nga ne.

Si rrjedhojë edhe, Ndubuisi Emanuel Egbo, ka një patronazhist te PS-ja që e survejon në përditshmërinë e tij. Nga baza e të dhënave që janë bërë publike, del se patronazhisti i Egbosë është Alban Arapi, një emër që në pamje të parë nuk lë të kuptosh për ndonjë lidhje me sportin apo klubin e futbollit Tirana, që është edhe emri i punëdhënësit.

Nga publikimi i të dhënave del se patronazhisti i Egbosë nuk ka qenë në lartësinë e duhur, pasi nuk ka asnjë informacion në lidhje me preferencën e “gardianit” nigerian sa u përket partive politike në Shqipëri. Te kolona që përkon me sigurinë e hedhjes së votës për PS-në, del se ish-trajneri i Tiranës nuk është i sigurtë si votues i këtij subjekti politik.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll