Sport

Superliga, Aulas sulmon Agnellin: “Më zhgënjeu ai njeri, më tradhëtoi”

22 Prill 2021, 16:17 Nga DOSJA
Superliga, Aulas sulmon Agnellin: “Më zhgënjeu ai njeri, më

FRANCE – Shpërbërja e Superligës, dy ditë pas njoftimit të lindjes së saj, e ka vendosur presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, i cili dha dorëheqjen nga ECA, në një pozitë të keqe. Midis shumë kolegëve, i fundit që nuk i ka pëlqyer veprimet e tij ishte presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas: “Forma është edhe më befasuese se substanca. Unë jam shumë i zhgënjyer me njeriun”.

“E diskutova me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, në Montreux, – vazhdon ai të flasë për “L’Equipe”. – I thashë atij, që të dielën, u përpoqa t’i telefonoja Agnellit dhe ai nuk më përgjigjej.” Aulas më pas pranoi, se ai ishte “i pakënaqur me Andrea Agnelli sepse me të isha afër, ai kishte besimin tim të plotë. Të paktën do të doja që ai të më thoshte të shtunën, ose të dielën, se diçka do të ndodhte. Ai sigurisht mund të kishte arsye, por ne nuk i njohim. Ndihem sikur jam mashtruar, më tradhëtoi dhe tani ai ka krijuar një problem të vërtetë,”– ka përfunduar Aulas.

Edhe Jorge Valdano, ish-sulmuesi i Real Madrid, i cili foli për ‘El Transistor’ në radio ‘Onda Cero’, nuk kishte fjalë shumë të ëmbla për presidentin e Juventusit: “Agnelli ishte përfaqësuesi i 200 ekipeve dhe ai tradhëtoi ato. Ishte një gjë shumë dinjitoze. Unë nuk u habita nga rënia e Superligës. Unë kam thënë, që njerëzit nuk duhet të nënvlerësohen. Futbolli shkon në njërën anë dhe institucionet në anën tjetër, kjo është arsyeja pse lojtarët nuk preken nga ajo që ndodh në zyra”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport aleksandër čeferin andrea agnelli ish-sulmuesi i real madrid jean-michel aulas jorge valdano presidenti i lyon aleksandër čeferin andrea agnelli ish-sulmuesi i real madrid jean-michel aulas jorge valdano presidenti i lyon

Sondazh

Poll