Sport

Florentino Pérez: “Haaland apo Mbappe te Reali? Jo pa Superligën!”

22 Prill 2021, 10:18 Nga DOSJA
Florentino Pérez: “Haaland apo Mbappe te Reali? Jo pa

SPANJE – Të mërkurën në mbrëmje, në programin “El Larguero de la Cadena Ser”, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, la të kuptohet se klubi i tij nuk do të jetë në gjendje të blejë lojtarë të madhësisë së sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmund, Erling Haaland në verën e ardhshme. Ose Kylian Mbappé, në fund të kontratës së tij te Paris SG në 2022.

“Kontrata me lojtarë si Haaland apo Mbappé? Pa Superligën kjo nuk do të ndodhë, – tha Pérez. – Në këtë situatë pandemike, kjo nuk do të ndodhë, as për Realin dhe as për ndonjë klub tjetër. Nuk do të ndodhë, më besoni. Superliga u krijua për të kompensuar humbjet ekonomike të këtij viti.

Ne kemi nevojë të qarkullojnë paratë. Përndryshe, është përgjithësisht e pamundur. Nëse Mbappé nuk vjen këtë verë, askush nuk do të vrasë veten. Njerëzit e dinë se si jam, çfarë bëj dhe nëse gjërat nuk ndodhin, kjo është për shkak se ato nuk mund të ndodhin,”– ka deklaruar presidenti i klubit “los blancos” Florentino Perez.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport borussia dortmund erling haaland florentino perez kylian mbappe paris sg superliga borussia dortmund erling haaland florentino perez kylian mbappe paris sg superliga

Sondazh

Poll