Sport

Laporta thyen heshtjen: “Superliga Europiane është e nevojshme”

22 Prill 2021, 15:47 Nga DOSJA

SPANJE – Nuk janë të gjithë kundër, ende diku dëgjohet ndonjë zë pro. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thyen heshtjen dhe ka shpjegur pozicionin e klubit të tij, për Superligën Europiane, duke thënë se ajo është domosdoshmëri. Katalanasit janë të fundit nga 12 klubet themeluese, që kanë shpjeguar pozicionin e tyre për Superligën, e cila pati jetë vetëm 48 orë.

“Ne duhet të mbajmë një pozicion të matur. Superliga është e nevojshme, por fjala e fundit do të jetë me partnerët tanë. Do të ishte një garë tërheqëse, e bazuar në merita sportive. Ne mbrojmë ligat kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me UEFA-n.

Ne kemi nevojë për më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ka pasur presion mbi disa klube, por propozimi është ende i vlefshëm.

Ne bëjmë investime shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta dhe të gjitha këto duhet të merren parasysh, së bashku me meritat sportive,”- është shprehur presidenti Joan Laporta, numri i një i klubi katalan “blaugrana” për TV3.

B.T (Dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport joan laporta klubi katalan “blaugrana” presidenti i barcelones uefa joan laporta klubi katalan “blaugrana” presidenti i barcelones uefa

Sondazh

Poll