Sport

“Bastet duhet të hapen, ja sa fiton sporti nga të ardhurat”, Fidel Ylli thirrje Edi Ramës: Unë do insistoj që…

22 Prill 2021, 11:29 Nga DOSJA
“Bastet duhet të hapen, ja sa fiton sporti nga të

TIRANË-Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli i ka mëshuar faktit të hapjes së basteve. Diskutimi nxori në thelb pikërisht këtë çështje, ku Ylli i bëri një thirrje kryeministrit se këto pika bastesh duhet të rikthehen sërish në vend.Në studion e emisionit Skaner në MCNTV, Ylli shprehet se në këtë mënyrë sporti do e kishte të thjeshtë të financohej pa kërkuar para nga buxheti i shtetit.

“Baste ka kudo, në çdo shtet. Ne i mbyllëm sepse ishin bërë si kërpurdhat, por tani duhen riorganizuar. Pra do bëhen me një studim, por shteti duhet ta kontrollojë.Duhet të hapen, pasi lekët janë aty për sportin. Ka ardhur momenti të hapen sepse sporti do merrte 20 milionë euro.Sot që flasim lulëzojnë kompanitë e basteve online. Kjo është një tjetër arsye që duhet të hapen. Unë do insistoj te kryeministri që me një plan të hapen,’-u shpreh Fidel Ylli.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018, kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive, detyroi të gjithë këto biznese që të mbylleshin, ose të gjenin rrugë të tjera alternative për të mbijetuar.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fidel ylli koksh fidel ylli koksh

Sondazh

Poll