Politike

“Batoni ndërmjetës i Beogradit dhe Ramës”, kryeministri: Është bërë bajat duke treguar përralla

15 Shkurt 2019, 09:39 Nga DOSJA
“Batoni ndërmjetës i Beogradit dhe Ramës”,

Kryeministri Edi Rama është shpehur ndaj deklaratave të Albin Kurtit se është bërë bajat teksa flet për çështjen e kufijve dhe përmend fjalën spiun.

“Sa i përket Albin Kurtit mund të them se ai po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur se kush nuk është me të është spiun i Beogradit ose spiun atje. Goditja që i bëri Cakajt dhe Shahinit nuk ishte veprimi i duhur nga Albini, futja e tyre në qeverinë shqiptare duhet të ishte ditë feste dhe jo sulme me një gjuhë që i shkon Sali Berishës, dhe jo atij të paktën në aspektin që unë kam e kam njohur.”, u shpreh Rama dje në “Real Story”, në Vizion Plus.

Pak ditë më parë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti  akuzoi analistin Baton Haxhiu si ndërmjetës mes Beogradit dhe kryeministrit Rama. Sipas Kurtit, Batoni ka lidhje me eksponentë të caktuar të Shërbimit Shtetëror të Serbisë por nga ana tjetër ka edhe ndikim të madh në Tiranë.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti baton haxhiu çështja kufijte kosove edi rama albin kurti baton haxhiu çështja kufijte kosove edi rama

Sondazh

Poll