Politike

A do ketë dhunë më 16 shkurt? Flet Rama: Ja çfarë do bëjë policia

14 Shkurt 2019, 20:45 Nga DOSJA
A do ketë dhunë më 16 shkurt? Flet Rama: Ja çfarë do

Tashmë dhe 2 ditë na ndajnë nga tubimi i protestës së paralajmëruar nga opozita, për të cilën Kryeministri Edi Rama tha se e djathta nuk shkon asgjëkundi me këtë protestë.

Teksa, i ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Rama shtoi ndër të tjera se ata që do protestojnë janë një grup të dëshpëruarish, dhe administrata e bashkive që qeverisen nga PD.

Nuk është numri i njerëzve që dalin në rrugë, një njësi matëse për mbështetje apo për mos mbështetje politike. Dua të them që, jemi përpara një forcë të dëshpëruar njerëzisht që i bashkon dëshpërimi, e thonë e nuk i fitojnë dot zgjedhjet dhe duan forma të tjera”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndërsa, i pyetur nëse kishte informacion lidhur me dhunën në këtë protestë, kryeministri u shpreh se ky është një aspekt që nuk i interesonte, duke theksuar se policia ka të gjitha kapacitet për të mbajtur në kontroll situatën.

Nuk jam i interesuar për këtë aspekt, Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë protestë. Protesta që në këtë periudhë që kemi qeverisur ne, nuk kanë pasur asnjë më shumë se  të gjitha administrata bashkiake, bashki të tëra që organizohen drejt Tiranës. 1200 veta paguan Bashkia Lezhë. Në fund të ditës, këto janë protesta që nuk shkojnë asgjëkund”, deklaroi Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurti dhuna edi rama policia e shtetit protesta e opozites 16 shkurti dhuna edi rama policia e shtetit protesta e opozites

Sondazh

Poll