Politike

“Ha plënc dhe pi raki”, Shehi-Ramës: Rrugaç, po e shet vendin te Turqia

15 Shkurt 2019, 09:04 Nga DOSJA
“Ha plënc dhe pi raki”, Shehi-Ramës: Rrugaç, po e

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi mbëmjen e djeshme në emisionin të “Paekspozuarit” u shpreh se veprimet e Edi Rama ndaj deputetit Edi Paloka janë bullizëm.  Shehi komentoi edhe fjalët e Ramës teksa ky i fundit u shpreh  në kuvend: “Kazan dhe tha nuk duam ne investime turke. Ai kur gëdhihet ha pilaf dhe pi raki. E fillon drekën me plënc  dhe në aksham i fut grosh”. 

Për këtë deklaratë të Ramës Shehi është shprehur se kryeministri është një rrugaç që po e shet Shqipërinë te Turqia.  

“Ky njeri, kryeministri e ka tepru aq shumë. Ky njeri nuk është koshientë që përfaqëson jo vetëm veten e tij për të gjithë institucionin.
Ti i gjete emrin e lezetshëm, bulizmi. Ky s’do t’ia dijë fare se përfaqëson institucionin. Kur përgjigjen ia japin personale ai e quan rrugaçëri, sepse ka disa roje pas. Ky është një rrugaç që po i them po e shet Shqipërinë tek Turqia, ndërsa mua më thotë ha planc e pi raki. Sot Paloka iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera. Aty duhet të vetëpërmbahemi. E vetmja dhimbje ishte për miqtë maqedonas, që ishin sot në shtetin mëmë. Ai është burracak.”, u shpreh Shehi. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama dashamir shehi edi rama

Sondazh

Poll