Politike

16 shkurti/ Kryemadhi: Ja çfarë do bëj unë dhe Basha nëse s’çojmë Ramën në shtëpi

14 Shkurt 2019, 21:11 Nga DOSJA
16 shkurti/ Kryemadhi: Ja çfarë do bëj unë dhe Basha

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ne një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, foli për protestën e së shtunës, ku deklaroi se opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë, por vetëm zgjedhje të lira për shqiptarët

Marrëveshja e partive të opozitës e ka shumë të qartë, qeveri transitore ose kalimtare, por nuk është teknike. Për ne nuk ka rëndësi rotacioni politik. As ne, as PD nuk do rotacion politik në tavolinë. Qeveri kalimtare do të thotë ndarjen e politikës nga krimi”, është shprehur Kryemadhi.

E pyetur nëse, Rama nuk duhet të jetë kryeministër? Kryetarja e LSI-së është përgjigjur shkurtimisht:

“E kanë thënë edhe shqiptarët më 2017, kur i dhanë 48% të votave”.

Nëse nuk e çojnë Ramën në shtëpi, a do ikin vetë, Kryemadhi dhe Lulzim Basha në shtëpi?

Sigurisht. Se i bie që ai të jetë më i fortë se të gjithë shqiptarët”, tha Monika Kryemadhi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurti edi rama lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurti edi rama lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites

Sondazh

Poll