Politike

Rama e talli, Paloka e pranon: Jam thuthuq, a është krim?! Më ndihmoi Zoti që bojën ia hodha në gojë

14 Shkurt 2019, 21:42 Nga DOSJA
Rama e talli, Paloka e pranon: Jam thuthuq, a është krim?! Më

I ftuar në emisionin “Opinion” deputeti i PD-së, Edi Paloka sqaroi incidentin e ndodhur në Kuvend. Ai pranoi se ishte thuthuq dhe nuk e konsideron aspak të arsyeshme talljen që i bëri kryeministri Edi Rama.

“Nuk fyhem nga Rama, Ai bën arrogantin, i vjedh shqiptarët, i fyen edhe i tall. Po jam thuthuq, kështu jam. Nuk është krim të jesh thuthuq. Por ky zotëria kur nuk ka më argumente me këtë mënyrë do të vazhdojë. Veprimin e mendova mirë. Garda e tij po heton për lëndë kimike, por ka qenë bojë. E mendova mirë. Më ndihmoi Zoti që ia hodha në gojë. Ai i fyen të gjithë.

A është etike? Është shumë më etik ky akt, se sa ajo që thotë ai kryeministër gojëqelbur dhe i shthurur. Kryesorja është reagimi. Ne nuk jemi skllevër. Doja tu tregoja shqiptarëve se ndaj arrogancës së një kryeministri duhet reaguar. Po ulëm kokën, do të na shkelë me këmbë ai. Ai edhe sot shau. Nuk pranoj që një palaço si ai të tallet me opozitën dhe qytetarët,”– tha Paloka.

Në lidhje me protestën e 16 qershorit, Paloka tha se kanë qenë vetë qytetarërt ata që kanë kërkuar organizimin e kësaj proteste.

 “Qytetarët na kanë kërkuar ta organizojmë. Leje nga policia? Nuk marrim leje për të hequr Ramën. Nuk na ndalon njeri të protestojmë. Nuk na ndal as Leshi dhe as Lleshi. Politika këtu ka mbaruar. Politikë bëhet në një vend normal, këtu nuk funksionon asgjë nga këto. Zgjedhjet janë blerë, 20% e votave janë blerë. Tani qytetarët kanë të drejtë që të bëjnë çdo gjë. Çdo gjë që kanë në dorë, duhet ta bëjnë në të tillë situatë. Nëse do të ketë sherre dhe vjedhje, a do të ndikojë në marrjen e statusit? Cilin status, atë që e morëm. Këtu ka pasur veç skandale.

Me ndërrimin e kukullave në karrige nuk ndryshon gjë. Fajtori është një, ai ka sjellë katrahurë. Përse hodha bojë kur ishte i ftuar Talat Xhaferi në parlament? Atë e kam mik personal, por nuk mund të pranonim ne të përdorej seanca që këtu është gjithçka normale. Rama provokoi atë që ndodhi. Nuk do t’ia bëja nëse ai nuk do dilte në formën e tij të zakonshme. E bëri, mori atë që meritonte.

Duan të më shkarkojnë nga nënkryetar i parlamentit? As më…mos të them ndonjë llaf tani. Nuk e kam problem fare këtë gjë,”– përfundoi Paloka.

Ditën e sotme, një incident shënoi seancën plenare. Nënkryetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka sulmoi me një shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama. Seanca u ndërpre dhe Paloka u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama incidenti ne kuvend edi paloka edi rama incidenti ne kuvend

Sondazh

Poll