Politike

Protesta/ Peza: Do bllokoni bulevardin, ka njerëz që duan të kalojnë aty. Marku: Turp, lere këtë!

15 Shkurt 2019, 07:43 Nga DOSJA
Protesta/ Peza: Do bllokoni bulevardin, ka njerëz që duan të

Mbrëmjen e djeshme ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka deklaruar në “Opionin”  se opozita nuk mbështetet nga qytetarët.

Ai theksoi më tej se ditën e shtunë ka nga ata njerëz që duan të protestojnë por ka edhe nga ana që dua të kalojnë në bulevard dhe bulevardi është i bllokuar për shkak të protestës.

Kaq ka mjaftuar që fjala e tij të ndërpritet nga Mark Marku dhe Edi Paloka. Marku u shpreh se kjo që po thotë Peza është një turp.

DEBATI: 

Peza: Thatë që janë qytetarët ata që i kanë kërkuar opozitës të dalë në shesh dhe me zor po presin qytetarët dhe kështu me rradhë. Pyetja që lind pas kësaj është: Nëse qytetarët qenkan kaq të paduruar për të dalë në protesta e para pse opozita ka 10 muaj që nuk bën asnjë të tillë. Ka që nga maji i kaluar që nuk bën protestë. Kjo do të thotë që qytetarët nuk e dëgjojnë. E dyta qytetarët kanë të drejtë të shkojnë në bulevard por ka edhe disa të tjerë që duan të kalojnë në bulevard atë ditë.

Marku: Por lere këtë se është turp kjo.

Paloka: Çfarë i ke këto gjëra qesharake o Fredi. Ju po u merrni shpirtin qytetarëve, thoni për të drejtën e kalimit në bulevard.

Peza: E treta, të lutem, nga qytetarët shqiptarë nuk ka reagim dhe nuk i besojnë kësaj opozite. Kjo që ndodh është një alibi..

Debati në kohën: 1:20

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred peza edi paloka mark marku protesta 16 shkurt 2019 alfred peza edi paloka mark marku protesta 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll