PolitikeRajoni

“Haxhiu është ndërmjetës i Beogradit dhe Ramës”, Albin Kurti sulmon analistin

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është shprehur se analisti Baton Haxhiu është ndërmjetësuesi i Beogradit në Tiranë.
Featured image of article: “Haxhiu është ndërmjetës i Beogradit dhe Ramës”, Albin Kurti sulmon analistin Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar analistin Baton Haxhiu si ndërmjetës mes Beogradit dhe kryeministrit Rama. Sipas Kurtit, Batoni ka lidhje me eksponentë të caktuar të Shërbimit Shtetëror të Serbisë por nga ana tjetër ka edhe ndikim të madh në Tiranë.

“Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç. Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister. Ky person kaq i urryer në Kosovë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar,”- rrëfen Kurti.

Më tej ai komentoi edhe postin e ministrit të jashtëm Gent Cakaj, post që ju delegua nga kryeministri Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ai nuk është ministër as i Kosovës ai i Shqipërisë, as ministër i Edi Ramës. Ai është ministër i Baton Haxhiut. Problem nuk është Gent Cakaj, por Baton Haxhiu, për qeverisjen problem është Ivica Stanishiç pjesë e shërbimeve sekrete të Beogradit,”- përfundon kreu i Vetëvendosjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment